Moti i keq ka kapluar rajonin e sidomos Shqipërinë.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku në zonat bregdetare ka pasur reshje shiu dhe stuhi të forta ere që kanë larguar pushuesit nga bregdeti. Era e fortë ka marrë me vete shezlongë dhe çadrat e plazhit.
Një situatë e tillë ka ndodhur nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, te plazhi i Divjakës dhe Darëzezës në Fier e deri në Ksamil.
Reshjet e shiut ku më të shumta kanë qenë në zonat malorë ka pasur edhe në Tiranë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë, por pa shkaktuar problematika.
Reshjet e shiut kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave përvëluese të pak ditëve më parë.