Një stuhi shumë e madhe ka goditur shtetin e Spanjës.
Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishmë që ka prekur brigjet lindore të Spanjës.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se të paktën pesë persona tjerë janë të zhdukur.
Stuhia Gloria ka goditur këtë rajon të dielën, e cila është përcjellë nga erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe borë të madhe.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka vizituar disa prej zonave më të prekura në Katalonjë, para se të shkonte në Ishujt Balearik, të cilët të shtunën janë goditur nga valët më të mëdha në histori.
Si pasojë e stuhisë, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.