Stuhi nga moti i keq në Zvicër, anulohen disa fluturime

20:37 | 07 Korrik 2019

Janë anuluar disa fluturime për shkak të stuhive që ka shkaktuar moti i keq në Zvicër.

Gazeta “20 minuta” ka njoftuar se një stuhi e madhe ka përfshirë Zvicrën të shtunën në mbrëmje.

Nga kjo stuhi disa persona janë lënduar, ndërsa në anën tjetër ka pasur edhe dëme materiale.

Stuhia ka vazhduar edhe gjatë natës, transmeton albinfo.

Në lidhje me këtë rast janë anuluar disa fluturime, përfshirë edhe gjatë ditës së sotme.

Komento: