Stuhi vdekjeprurëse, dalin pamje ‘shokuese’

19:55 | 22 Janar 2020

Spanja është përfshirë nga një stuhi vdekjeprurëse.

Stuhia Gloria ka pushtuar Spanjën dhe si pasojë e saj kanë humbur jetën 9 persona si dhe janë lënduar qindra të tjerë.

Era e fortë dhe dallgët disa metra të larta kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në zonat bregdetare dhe në ishujt turistikë.

Autoritetet kanë kërkuar që turistët të largohen me urgjencë. Në zonat e brendshme të Spanjës ka reshje të mëdha dëbore.

Ndërkohë një video që po qarkullon në internet shihet se si Mallorca është mbushur nga një valë e madhe me shkumë.

Videot tregojnë dallgët që dërgonin ujin poshtë ndërtesave në Cala Ratjada në Mallorca.

Ndërsa në Costa Brava të Tossa de Mar, vendasit u zgjuan në pamjen surreale të shkumës së detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të qytetit të vjetër.

Komento: