Stuhia Amelie lë mijëra shtëpi pa energji elektrike

22:31 | 03 Nëntor 2019

Stuhia Amelie lë mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, pasi stuhia Amelie solli erëra të mëdha dhe reshje shiu në bregdetin e Atlantikut dhe zonat jugore.

Furnizuesi i energjisë elektrike Enedis tha se ndërprerja e energjisë ka prekur 55,000 shtëpi, kryesisht në rajonin perëndimor të Nouvelle Aquitaine.

Një numër departamentesh u vendosën në “alarmin e portokallit” gjatë gjithë ditës për shkak të motit ekstrem, ndërsa erërat në disa vende kishin tejkaluar 163km/orë .

Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën qindra thirrjeve të dielën, pasi erërat e mëdha shkatërruan pemë dhe kabllo të energjisë elektrike.

Asnjë vdekje nuk është konfirmuar, por një grua në të shtatëdhjetat e saj u raportua e zhdukur pas një rrëshqitje dheu në jug të Nice, raporton agjensia e lajmeve AFP.

Në jug-perëndim të vendit, gjashtë persona pësuan lëndime të vogla, të shkaktuara kryesisht nga rënia e degëve.

Komento: