Tre viktima nga bora në Spanjë.
Stuhia ka goditur pjesën më të madhe të vendit
Moti i keq ka goditur edhe pjesën më të madhe të Evropës. Spanja është përfshirë nga një stuhi masive dëbore që deri tani ka shkaktuar 3 viktima.
Shifrat u raportuan nga Ministria e Brendshme që theksoi se shumë rrugë janë të bllokuara.
Edhe kryeqyteti Madrid ka rreth 20 centimetra dëborë. Shumë fluturime janë anuluar pasi aeroportet janë të mbyllura.