Stuhia anulon fluturimet në Gjermani.
Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1.200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëdhënëse e aeroportit.
Sipas saj, 140 fluturime të planifikuara gjithashtu u anuluan për ditën e hënën, raporton Reuters, duke shtuar se linja ajrore gjermane Lufthansa kishte anuluar të gjitha fluturimet në distanca të gjata dhe të shkurtra nga Aeroporti i Munihut deri në orën 13.00.
Lufthansa gjithashtu ka anuluar fluturimet për në aeroportet në Hamburg, Berlin, Hanover, Dortmund, Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.
Për shkak të stuhisë Ciara, e cila në Gjermani quhet Sabina, pati një ndërprerje të trafikut hekurudhor.
Ndërmarrja hekurudhore gjermane Deutsche Ban ka paralajmëruar se do të pezullojë linjat e transportit të gjatë nëpër Gjermani në Evropë nga ora 17.00 e tutje.