Stuhia “Julia” ka goditur së fundmi pjesë të Amerikës Qendrore dhe Meksikës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe të paktën 8 viktima.
Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet e shkaktuara prej tyre kanë përfshirë zona të tëra në Nikaragua dhe El Salvador.
Fatmirësisht stuhia e ka humbur fuqinë, ndërkohë që autoritetet në shumë vende vijojnë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në vështirësi./A2CNN