Stuhia ‘Julia’ godet Amerikën Qendrore, të paktën 8 viktima

21:45 | 10 Tetor 2022

Stuhia “Julia” ka goditur së fundmi pjesë të Amerikës Qendrore dhe Meksikës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe të paktën 8 viktima.

Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet e shkaktuara prej tyre kanë përfshirë zona të tëra në Nikaragua dhe El Salvador.

Fatmirësisht stuhia e ka humbur fuqinë, ndërkohë që autoritetet në shumë vende vijojnë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në vështirësi./A2CNN

Komento: