Stuhia prek Sarandën gjatë natës, 3 persona të lënduar nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet

08:30 | 22 Korrik 2026
stuhia-prek-saranden-gjate-nates,-3-persona-te-lenduar-nga-thyerja-e-xhamave,-pema-e-rrezuar-demton-mjetet

Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar Sarandën në Shqipëri. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve.

Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.

Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.

Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre, shkruan Tch.

Sipas videove të marra në terren vihet re se janë krijuar shumë dëme. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar.

Njëherazi bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar.

Komento: