Stuhitë e dëborës drejt Ballkanit, moti i keq pushton Evropën

18:55 | 10 Janar 2021

Moti i keq pushton Evropën.

E gjithë Europa është pushtuar nga moti i keq këtë fillimviti dhe pritet që moti i keq të vijojë edhe për javën e ardhshme.

Chris Fawkes, raportues për motin në BBC, ka raportuar se sasi të mëdha dëbore priten të pushtojnë të gjithë Evropën. Si Spanja, ashtu edhe Madridi mund të presin më shumë borë pas stuhisë “Filomena”.

Këto kushte të këqija do të përhapen në të gjithë kontinentin. Lindja e Evropës do të ketë reshje të mëdha dëbore gjatë ditëve të ardhshme.

Fawkes theksoi se “sapo kemi parë dëborën më të madhe për dekada për një pjesë të madhe të Spanjës, falë stuhisë ‘Filomena’”.

Ai theksoi gjithashtu se do të ketë reshje të mëdha dëbore edhe në zonat e Ballkanit: “Dëborë nga 10-20 cm do të bien nëpër pjesë të Kroacisë, Bosnjës në Kosovë, Serbi dhe zonat veriore të Bullgarisë. Bora mund të shkaktojë ndërprerje të transportit për këto zona”.

BBC raporton se moti i keq i Spanjës do të transferohet në Ballkan duke prekur Shqipërinë dhe Greqinë, edhe pse në këtë të fundit, aktualisht temperaturat janë mbi vlerat normale të janarit. Mësohet se prej të paktën 50-vjetësh, muaji i parë i vitit nuk kishte regjistruar të tilla temperatura.

Shumë njerëz kanë shfrytëzuar temperaturat e ngrohta të jashtëzakonshme të këtij muaji për të shkuar në plazhet e Atikës.

Komento: