Stuhitë prishi gjithçka në plazhet e jugut të Shqipërisë, momenti kur i riu çan kokën

19:00 | 11 July 2019

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyshme kanë shkaktuar probleme në bregdetin e Shqipërisë.

Pas një nate me stuhi të frikshme në Orikum mëngjesin e së enjtes nisi pastrimi i dëmeve.

Duke rregulluar çadrat në plazh një i ri mori plagë në kokë. Në ndihmë rojës së plazhit që mbeti pa ndjenja për disa minuta i erdhën pushuesit e tjerë duke i vënë akull në kokë.

Dhjetëra çadra dhe shezllone janë dëmtuar në Orikum dhe nuk kanë qenë të rralla rastet kur edhe vetë turistët kanë rregulluar vetë çadrat kur dolën në mëngjes sërish për plazh.

Mbrëmjen e së mërkurës dëme kanë pësuar nga moti i keq dhe konstruksionet e lehta në plazhet në Dhërmi e Jal. Ndërsa në Vlorë u përmbyten disa lagje.

Në disa zona të tjera të vendit si në Dropull e Pogradec raportohet për dëme nga pemët e shkulura prej stuhisë, rrëshqitje dheu në Ersekë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra e qytete në jug./tch

Komento: