S’u paraqit në vend të punës për gati 5 muaj, “Trepça” e largon nga puna

13:04 | 29 Gusht 2024
s’u-paraqit-ne-vend-te-punes-per-gati-5-muaj,-“trepca”-e-largon-nga-puna

Ndërmarrja “Trepça”, ditëve të fundit ka publikuar njoftime të shpeshta për largim nga puna të punëtorëve të saj.

Janë rreth 20 persona që kjo ndërmarrje i ka larguar nga puna për rreth 1 javë.

Edhe sot, “Trepça” njoftoi se ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një personi, me inicialet B.B.

Arsye për këtë vendim, ndërmarrja thotë të ketë qenë mos-paraqitje në punë për një periudhë të gjatë.

“Me datën 29.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4651 e dt. 26.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për arsye se i njëjti nuk është paraqitur në punë që nga data 01.4.2024 si dhe po ashtu i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës”, ka thënë “Trepça” në një njoftim.

Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.B.

Komento: