Suarez drejt përfundimit të karrierës, po e ‘tradhton’ Barcelona

14:53 | 09 Prill 2019

Duket se Suarez do të ‘tradhtohet’ nga skuadra e tij aktuale.

Luis Suarez është aktualisht 32-vjeçar, gjersa po kërkon kontratë të re nga Barcelona.

Sulmuesi uruguaian ka kontratë deri në vitin 2021, por shpreson në një marrëveshje të re, përcjell lajmi nga Mundo Deportivo.

Barcelona është duke kërkuar një sulmues të ri, gjersa kontrata e re për Suarezin mund të mos realizohet.

Katalonasit mund ta testojnë edhe një sezon uruguaianin, ndërsa planifikojnë që të marrin para të majme nga shitja e tij në Kinë.

Komento: