Suarez e refuzon këtë skuadër

20:01 | 08 Korrik 2022

Luis Suarez, ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet skuadrës argjentinase River Plate këtë verë pasi ata u eliminuan nga Copa Libertadores.

90min zbuloi muajin e kaluar se River ishte duke udhëhequr garën për të nënshkruar me Suarez, i cili është në dispozicion si një transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Atletico Madrid ,përcjell ORAinfo.

Duke folur për Ovacion, Suarez tani ka pranuar se transferimi i tij në River ishte afër përfundimit, por dalja e tyre e papritur nga Copa Libertadores tani i ka dhënë fund shpresave të River për të arritur një marrëveshje./ORAinfo/

Komento: