
Mesfushori i FC Barcelona, Sergio Busquets e ka etiketuar shokun e skuadrës Luis Suarez si sulmuesin më të mirë në futbollin botëror.
Suarez u rikthye te skuadra e FC Barcelona në fitoren e tyre 5-2 ndaj Valencia CF, me dy gola në paraqitjen e tij si zëvendësues, përcjell ORAinfo.

32-vjeçari pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë të sezonit .
“Ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai na jep aq shumë sa i përket shkallës së punës, urisë dhe golave.
“Golat që ai shënon i japin disa pikë skuadrës dhe ne jemi të kënaqur që e kemi atë përsëri.
“Ai është aq i uritur sa kurrë, dhe unë jam i sigurt se ai do të na çojë drejt suksesit këtë sezon”, ka thënë Busquets.
Suarez ka shënuar 133 gola në 165 paraqitjet në La Liga pas transferimit të tij në Katalonjë nga Liverpool./ORAinfo/