Nëse kalimi te Juventusi dështon, Suarez ka tri opsione tjera në tavolinë.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez dihet tashmë që është në bisedime me Juventusin, por edhe Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë hyrë në garë për të.
Juventusi ishte dukshëm e avantazhuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por problemi me çështjen e pasaportave ka bërë që Suarez të mendojë opsionet e tjera, që janë tri.
Sipas AS, Suarez mund të qëndrojë në Barcelonë, ose të transferohet në Atletico Madrid ose Paris Saint-Germain.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone thuhet se i ka hapur dyert sulmuesit, ndërsa edhe finalistët e Ligës së Kampionëve, PSG mund t’i ofrojnë atij një ribashkim me Neymar në “Parc des Princes”.
AS raporton se Barcelona ka frikë se ai do të qëndrojë, duke marr pagën e plotë dhe duke mos luajtur fare, pasi është i pakënaqur me trajtimin në Katalonjë.
Gazeta pretendon se Atletico Madrid duhet të shes njërin mes Alvaro Moratas ose Diego Costas para se ta ofrojnë Suarezin.