Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë

23:56 | 06 Dhjetor 2025
Subjektet politike kanë afat deri nesër në 23:59 për t’i dorëzuar në KQZ listat me kandidatë për deputetë

Nesër (7 dhjetor) në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike.

Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.

Theksojmë se më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.

Komento: