Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar ato si shpifje të orkestruara nga partitë opozitare LDK dhe PDK.
Në një postim në Facebook, ministri Peci tha se ditëve të fundit është përballur me një fushatë të mirëorganizuar sulmesh dhe lajmesh të rreme.
Ai theksoi se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve dhe mbi 1,000 përfitues të granteve kanë kaluar një proces të pavarur, në të cilin ministria nuk ka ushtruar ndikim.
“Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandatin për vlerësimin e aplikimeve. Ministri dhe stafi i tij nuk kanë qasje në këtë proces, i cili zhvillohet në mënyrë elektronike dhe përmbyllet nga një trupë vlerësuese e pavarur,” deklaroi Peci.
Postimi i tij i plotë:
Ditëve të fundit kam qenë cak i sulmeve dhe shpifjeve, të drejtuara kryesisht nga LDK e PDK të shoqëruara mandej me lajmeve te rreme, lincimeve, e ofendimeve të sinkronizuara nga disa zhurmues që thirren në emër të qytetarëve dhe fjalës së lirë.
Dëshiroj të informojmë opinionin e gjërë, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe etike, se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve e mbi 1000 përfitues të granteve, në asnjë rast të vetëm,nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim.
Për qartësim të opinionit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandat vlerësimin e granteve dhe subvencioneve. Ministri e stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces.
Që nga aplikimi në formë elektronike në web faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e deri tek përfundimi i kontrollit administrativ dhe shpalljes së përfituesve, ekziston Trupa Vlerësuese/Miratuese e cila ka për detyrë që të sigurohet nëse projektet janë të hartuara në bazë të kritereve dhe dokumenteve të përcaktuara me program dhe udhëzim administrativ.
Rreth pretendimit se një familjar i një deputeteje është përfites i grantit dhe pretendimit se vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznes më lejoni që t’iu qartësoj reformën që kemi ndërmarrë.