Suedia mbështetë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë në BE

19:30 | 02 Korrik 2022

Maqedonia e Veriut, po synon të jetë pjesë e BE-së.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, tha se mbështesin hapjen sa më të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Linde përmes një cicërime në rrjetin social Twitter tha se që tani ka konsultime të gjera dhe një rrugë përpara për Maqedoninë e Veriut.

“Suedia mbështet hapjen sa më të shpejt të bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE” ka shkruar mes tjerash ajo në Twitter.

Komento: