Suedia nuk heq dorë ng NATO, do të bisedojë direkt me Turqinë

19:00 | 15 May 2022

Suedia po synon të jetë pjesë e NATO-së.

Suedia nuk ishte në gjendje të arrinte një zgjidhje me Turqinë për aplikimin e saj të pritshëm për anëtarësim në NATO, por do të vazhdojë negociatat, tha ministri i jashtëm suedez, pas një takimi jozyrtar në Berlin.

Duke vënë në dukje se Suedia nuk ishte në gjendje të pajtohej me palën turke “për shkak të zhvillimeve në veri të Sirisë”, Ann Linde theksoi: “Ne e pranojmë që PKK është një organizatë terroriste”.

“Ne nuk mendojmë të njëjtën gjë për formimin në veri të Sirisë, dhe as shumë vende të NATO-s. Ashtu si ShBA-ja dhe vendet e tjera të NATO-s, ne jemi takuar me organizatat kurde në veri të Sirisë”, tha ajo.

Komento: