Suhareka me përgjysmim të të hyrave nga tatimi në pronë, Muharremaj thotë se kanë tejkaluar të hyrat në tetor

09:38 | 26 December 2024
suhareka-me-pergjysmim-te-te-hyrave-nga-tatimi-ne-prone,-muharremaj-thote-se-kane-tejkaluar-te-hyrat-ne-tetor


Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar se qytetarët kanë paguar tatimet dhe se plani i të hyrave është realizuar me sukses.

‘’Qytetarët e kanë paguar dhe të hyrat i kemi planifikuar dhe kryer për këtë vit në muajin tetor dhe kemi aprovuar planin për 10 muaj atë qe e kemi falë e kemi falë në asamblenë komunale prej një vendimi që ka kaluar me shumicën e asamblistëve dhe e kemi falur për një vit për ekonominë familjare nga 100 euro.’’ tha Muharremaj.

Megjithatë, Muharremaj, theksoi se është ende herët për të dhënë një vlerësim të plotë, pasi analiza përfundimtare do të bëhet në fund të vitit.

“Nuk mund të themi asgjë derisa ne i kemi tejkaluar të hyrat e muajit tetor, nuk mundëm të them asgjë deri të bëhet analiza në fund të vitit,” shtoi ai.

Sipas kryetarit të Suharekës, kjo analizë do të japë një pasqyrë më të qartë për rezultatet e mbledhjes së të hyrave dhe masave të marra gjatë vitit.

Komuna e Suharekës, gjatë vitit 2022 kishte pasur 730 mijë euro të hyra nga tatimi në pronë, në vitin 2023 ka pasur 900 mijë, derisa në vitin 2024 ka pasur 500 mijë euro të hyra të tatimit në pronë, apo në përqindje i bie 50% më pak për periudhën 2024/2023.

 

Komento: