Sulm me dron ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Krime

10:45 | 21 Gusht 2022

Forcat ruse në Krime janë shënjestruar nga një sulm i ri me dron.

Udhëheqësi rajonal i emëruar nga Rusia tha se një dron ukrainas që synonte flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit u rrëzua të shtunën.

Kjo vjen pas një vargu të sulmeve ndaj forcave dhe instalimeve ruse në gadishullin e aneksuar këtë muaj.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës e ka përshëndetur një marrëveshje që lejon inspektorët e OKB-së të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia.

Të shtunën herët, një video tregoi tymin që dilte nga zona në Sevastopol ku është vendosur flota ruse e Detit të Zi.

Guvernatori i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, tha se sulmi nuk kishte shkaktuar dëme serioze.

Ai tha se mbrojtja ajrore e flotës ishte aktivizuar dhe droni ukrainas ishte shkatërruar.

“Ra në çatinë e selisë, nuk ka pasur dëme të konsiderueshme dhe askush nuk është lënduar”, tha ai.

Më vonë të shtunën, Razvozhayev tha se sistemet kundërajrore ishin përsëri në funksionim në Sevastopol, por nuk dha më shumë detaje.

Disa sulme me dronë janë raportuar në Krime ditët e fundit, duke përfshirë një në një bazë ajrore pranë Sevastopol të enjten dhe një tjetër në port të premten.

Komento: