Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.
Tre persona janë lënduar në një sulm me thikë në një tren që po lëvizte mes qyteteve Regensburg e Nuremberg të shtunën herët në Gjermani, raportoi gazeta gjermane, “Bild”.
Kjo gazetë gjithashtu njoftoi se policia e ka arrestuar sulmuesin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Nuk pati menjëherë hollësi për identitetin e sulmuesit ose të viktimave dhe për seriozitetin e lëndimeve që kanë pësuar.
Sulmi ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta afër Neumarkt-it dhe treni është ndalur në Seubersdorf, në jug të Nurembergut, raportoi “Bild”.