Sulm me thikë, lëndohen tre persona në Gjermani

12:07 | 06 Nëntor 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Tre persona janë lënduar në një sulm me thikë në një tren që po lëvizte mes qyteteve Regensburg e Nuremberg të shtunën herët në Gjermani, raportoi gazeta gjermane, “Bild”.

Kjo gazetë gjithashtu njoftoi se policia e ka arrestuar sulmuesin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Nuk pati menjëherë hollësi për identitetin e sulmuesit ose të viktimave dhe për seriozitetin e lëndimeve që kanë pësuar.

Sulmi ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta afër Neumarkt-it dhe treni është ndalur në Seubersdorf, në jug të Nurembergut, raportoi “Bild”.

Komento: