Sulm ndaj tre zyrtarëve në Skenderaj, disa nga të dyshuarit ishin të armatosur

09:36 | 04 Shtator 2023
sulm-ndaj-tre-zyrtareve-ne-skenderaj,-disa-nga-te-dyshuarit-ishin-te-armatosur

Shtatë person në Skenderaj kanë sulmuar tre zyrtarë, ku sipas policisë, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarëve të sulmuar u është ofruar tretmani mjekësor.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: