Sulm në Gjermani, 4 studentë të plagosur

23:14 | 10 Qershor 2022

Një sulm ka ndodhur sot në Gjermani.

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, kësaj here në një universitet.

Një person i armatosur hyri në ambientet e universitetit të Hamm-Lippstadt dhe nisi të sulmonte këdo që i dilte përpara duke plagosur 4 studentë, 3 prej të cilave femra.

Agresori u ndalua menjëherë nga disa studentë të tjerë të cilët e neutralizuan dhe më pas njoftuan policinë e cila e arrestoi.

Për momentin nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Komento: