Sulm në Norvegji, ka të vdekur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sulm në Norvegji, ka të vdekur

21:45 | 13 Tetor 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Norvegji.

Një burrë në Norvegji u ka marrë jetën disa personave dhe ka plagosur të tjerë pasi doli në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe nisi të sulmojë qytetarët.

Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm,” njoftoi policia.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve. Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar lëvizi në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kalonin pranë.

Komento: