Sulm nga qentë endacakë brenda QKUK-së, një grua përfundon në kirurgji plastike

13:35 | 27 Mars 2026
sulm-nga-qente-endacake-brenda-qkuk-se,-nje-grua-perfundon-ne-kirurgji-plastike

Një incident shqetësues ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një grua është sulmuar nga qentë endacakë.

Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas ngjarjes, ekipet mjekësore të Qendrës Emergjente kanë reaguar duke i ofruar ndihmën e nevojshme shëndetësore të lënduarës. Ajo aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe, sipas mjekëve, gjendja e saj është stabile.

Në një përgjigje me shkrim për Kanal 10, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se kjo çështje është adresuar më herët tek autoritetet komunale. Sipas tyre, janë dërguar kërkesa zyrtare në Komunën e Prishtinës për ndërmarrjen e masave konkrete lidhur me menaxhimin e qenve endacakë në zonën e QKUK-së.

“QKUK ka adresuar shqetësimet e saj përmes shkresave zyrtare drejtuar Komunës së Prishtinës, duke kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë në këtë zonë. Përkundër angazhimit të komunës për largimin e tyre, prapë se prapë nuk është eliminuar tërësisht prezenca e qenve endacakë”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Komento: