Sulmet ajrore, në mesin e atyre që humbën jetën edhe 7 fëmijë

22:13 | 11 Shkurt 2019

Sulme ajrore në Siri.

16 persona kanë humbur jetën pas disa sulmeve ajrore në Siri.

Nga këto sulme të koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër caqeve xhihadiste, kanë humbur jetën shtatë fëmijë, tetë gra dhe një burrë, shkruan AFP, transmeton Klan Kosova.

Këto informacione i ka dhënë kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Civilët janë ndarë nga jtea derisa po provonin që të kalonin kufirin me Irakun.

Komento: