
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar gjuhën fyese dhe përçarëse të pushtetit drejt tij.
Sipas tij, ata që fyejnë i shërbejnë pushtetit të Serbisë.
“Lufta e UÇK-së, gjaku i derdhur duhet me na bashku, jo me na nda. Ata që fyejnë dhe shajnë, mendoj që i shërbejnë pushtetit të Serbisë, jo dikujt tjetër”, deklaroi Lushtaku për media, njofton Klankosova.tv.
Këto deklarata, kryetari i Skenderajt i bëri gjatë shënimit të “Ditës së Çlirimit”, ku u nderuan dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.