Pak më parë u raportuar për sulme kibernetike nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar sulmet kibernetike që kanë pësuar në sistemin e tyre dje.
“Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve vijnë kryesisht nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Këtë e ka konfirmuar në ‘Tëitter’ vet Ministria e Punëve të Jashtme.
Ata gjithashtu kanë thënë se autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurtë.
“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka përjetuar një sulm kibernetik.
Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe po punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurtë dhe në funksion.
Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina .