Sulmet në Veri, Rama: Autorët e krimit ta marrin dënimin e merituar

12:01 | 24 Shtator 2023
sulmet-ne-veri,-rama:-autoret-e-krimit-ta-marrin-denimin-e-merituar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për vrasjen e një polici në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se autorët e krimit duhet ta marrin dënimin e merituar.

”I tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Banjskë të Zveçanit, në Republikën e Kosovës.  Ngushëllime për familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili ra derisa po kryente me përkushtim detyrën për mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët e Republikës sonë”.

”I uroj shërim të shpejtë policit të plagosur, Alban Rashiti, i cili u lëndua po nga sulmi nga grupe kriminale serbe, ndaj tij e kolegëve.  Policët tanë atje po kujdesen për rend e ligj, andaj sulmi ndaj tyre nuk i kontribuon paqes. Kërkojmë nga autoritetet të zbatojnë drejtësinë dhe sulmuesit të marrin dënimin meritor. Në veri të Republikës sonë duhet të mbizotërojë rendi dhe ligji”, ka shkruar Rama në Facebook.

Komento: