Sulmet nga qentë, QKUK inicion formimin e një shtabi emergjent: Qëllimi është mbrojtja e pacientëve, stafit e vizitorëve

12:05 | 30 Prill 2026
sulmet-nga-qente,-qkuk-inicion-formimin-e-nje-shtabi-emergjent:-qellimi-eshte-mbrojtja-e-pacienteve,-stafit-e-vizitoreve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se u.d drejtori, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent në kuadër të QKUK, si reagim ndaj situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit.

Në njoftim shtohet edhe se, 1ëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të masave urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë.

Postimi:

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si reagim ndaj situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit.

Qëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të masave urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë.

Shtabi Emergjent përbëhet nga përfaqësues të strukturave të brendshme të QKUK-së, përfshirë drejtues institucionalë, përfaqësues nga Klinika Emergjente, Zyra Ligjore, si dhe Shërbimi i Sigurimit dhe zjarrfikësve. Në këtë mekanizëm janë përfshirë edhe institucionet relevante jashtë QKUK-së, si Komuna e Prishtinës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Policia e Kosovës, kompania kontraktuese për trajtimin e qenve endacakë, Inspektorati komunal, si dhe organizata të licencuara për mbrojtjen e kafshëve.

Komento: