Sulmet të ashpra ruse në Kharkiv, lënë vendin pa transmetim televiziv dhe të radios

21:58 | 06 Mars 2022

Po vazhdojnë luftimet e ashpra mes Ukrainës dhe Rusisë.

Transmetimet televizive dhe ato të radios raportohet të jenë eliminuar në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmeve ushtarake ruse.

Përmes një publikimi në Facebook, Administrata Rajonale bëri të ditur se “granatimet e përsëritura kanë lënë tashmë pa transmetim televiziv dhe radio”.

Poashtu u tha se zonat e ndërtesës ku ishin të vendosura pajisjet teknike janë shkatërruar dhe shkalla e dëmtimit të vetë kullave është ende duke u vlerësuar, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Të martën e 1 marsit, sulmet ushtarake ruse shënjestruan kullën televizive të Kievit, duke rezultuar gjithashtu në një ndërprerje të transmetimit.

Komento: