Sulmi fizik ndaj drejtorit të minierës në Stan Tërg, reagon Bordi i Trepçës

14:33 | 11 Nëntor 2023
sulmi-fizik-ndaj-drejtorit-te-minieres-ne-stan-terg,-reagon-bordi-i-trepces

Bordi dhe Menaxhmenti i Trepçës kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të Njësisë Biznesore të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaça.

Në komunikatën për media thuhet se mirëpresin ndërmarrjen e masave të shpejta nga organet e rendit dhe sigurisë.

“Ne,  Bordi i Drejtoreve dhe Menaxhmenti dënojmë ashpër sulmin fizik ndaj z.Karaça dhe mirëpresim ndërmarrjen e masave të shpejta nga organet e rendit për këtë veprim. Sjelljet e tilla nuk përkojnë me punëtorin tonë dhe me vlerat, vizionin e misionin që në aspirojmë t’i ndërtojmë në ndërmarrjen Trepca Sh.A, e aq më pak kur sjelljet e tilla kryhen në vendet e punës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, është bërë e ditur se të premten mbikëqyrësi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Trepca Sh.A ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar këtë veprim dhe për të shprehur indinjaten tonë për këtë akt të ulët në ambientet e punës.

“Siguria dhe mirëqenia e punonjësve të Trepçës janë prioriteti ynë kryesor. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme dhune apo dëmi që u shkaktohet punonjësve tonë dhe ju sigurojmë që jemi shumë të përkushtuar të punojmë me zell për të eliminuar akte të tilla nga vendi ynë i punës dhe për të nxitur një mjedis që mbështet parimet e respektit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit”, thuhet tutje në njoftim./Front Online

Komento: