Sulmi i 11 shtatorit, ambasada amerikane në Kosovë: Mirënjohës popullit e partnerëve kosovarë

14:50 | 11 Shtator 2024
sulmi-i-11-shtatorit,-ambasada-amerikane-ne-kosove:-mirenjohes-popullit-e-partnereve-kosovare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, dhe çdo përkujtim në nderim të kësaj dite.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë përkrahje të vazhdueshme nuk do ta harrojnë kurë.

“Ne i jemi thellësisht mirënjohës popullit dhe partnerëve kosovarë në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekjen e një bote të drejtë dhe paqësore. Nuk do të harrojmë kurrë”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

Komento: