Sulmi ndaj Baljes, Rexhepi: Nuk e përkrahi asnjë gjuhë të keqe

11:26 | 04 Qershor 2025
Sulmi ndaj Baljes, Rexhepi: Nuk e përkrahi asnjë gjuhë të keqe

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi është shprehur kundër çdo gjuhe që denigron deputetër.

“Nuk e përkrahi asnjë gjuhë të keqe, Duda Balje ka qenë në koalicion me VV-në katër vjet, nuk di çka të them më shumë”, u shpreh ajo para mediave pas deklaratës së Arbëreshë Kryeziut drejt deputetet Duda Balje, pak ditë më parë.

Sa i përket kandidates së VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, ajo tha se e votojnë.

“Kemi një kandidate, Albulena Haxhiun. E votojmë. Deri tash vetëm Albulena është kandidate”, tha ajo.

Komento: