Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, reagon Enver Hoxhaj

21:48 | 14 August 2019

Hoxhaj reagon për sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që serbët bënë ndaj kësaj konsullate.

Hoxhaj, në rrjetin social Tëitter, tha se ata mund të dëmtojnë emblemën e Kosovës, por jo atë që ajo përfaqëson.

“Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: