“Sulmi në centralin bërthamor mund të ishte sa gjashtë shpërthime të Çernobilit”

13:43 | 04 March 2022

Zelensky thotë se sulmi në centralin bërthamor mund të ishte sa gjashtë shpërthime të Çernobilit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten se sulmi rus në centralin bërthamor, Zaporizhzhia, do të mund të rezultonte me shkatërrim të barabartë me “gjashtë shpërthime sikurse të Çernobilit”.

Ai ka nisur adresimin televiziv duke thënë: Popull i Ukrainës! Ne jemi mbijetuar natën që do të mund të ndalte rrjedhën e historisë – historisë së Ukrainës, historisë së Evropës”.

Ai ka thënë se Rusia e ka ditur se çfarë ka qenë duke bërë kur ka sulmuar drejt në central dhe e ka quajtur këtë veprim si “terror të nivelit të padëgjuar”.

“Si është e mundur? A nuk jemi përballur me pasojat e katastrofës së Çernobilit më 1986?”, ka thënë ai duke iu adresuar popullit rus.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve “të dalin nëpër rrugë dhe t’i tregojnë Qeverisë se duan të jetojnë”.

Zelensky ka thënë se është duke kontaktuar me liderë botërorë, dhe ka thënë se është i “shokuar” nga zhvillimet rreth centralit.

Komento: