Sulmi në Graz të Austrisë: Mes viktimave 6 vajza dhe 3 djem, autori 21-vjeçar

16:26 | 10 Qershor 2025
Sulmi në Graz të Austrisë: Mes viktimave 6 vajza dhe 3 djem, autori 21-vjeçar

Ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.

Sipas mediave të huaja, autori i cili ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

Komento: