Sul*mi në Magdeburg, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë

08:49 | 21 December 2024
sul*mi-ne-magdeburg,-ambasada-e-kosoves-publikon-numrin-kontaktues-per-kosovaret-qe-kane-nevoje-per-ndihme

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kërkuar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani të kontaktojnë ambasadën nëse kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

“Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjesëtarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt”.

“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin: +49 179 3670536”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Tutje, shtohet se më këto momente të vështira, qëndrojnë krah për krah me miqtë gjermanë.

Komento: