Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kërkuar nga kosovarët që jetojnë në Gjermani të kontaktojnë ambasadën nëse kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.
“Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjesëtarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt”.
“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin: +49 179 3670536”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Tutje, shtohet se më këto momente të vështira, qëndrojnë krah për krah me miqtë gjermanë.