Sulmi në veri, Pacolli: Spektri politik të bëhet bashkë për të dalë nga kriza, barrën e armiqësisë mos t’ua lëm fëmijëve tanë

15:19 | 30 Shtator 2023
sulmi-ne-veri,-pacolli:-spektri-politik-te-behet-bashke-per-te-dale-nga-kriza,-barren-e-armiqesise-mos-t’ua-lem-femijeve-tane

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, ku persona të armatosur serb sulmuan njësitet policore të Kosovës në Banjskë.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre sulmues.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar ka indikacione që mund të ketë edhe më shumë të vrarë, shkruan Front Online.

E, vetëm një ditë pas kësaj ngjarje, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se së shpejti Kosova dhe Serbia do të ftohen për një takim tjetër urgjent në Bruksel.

Por, si duhet të vazhdohet me këtë proces për Front Online ka folur, ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai, ka deklaruar marërveshja e përhershme për Kosovën është më se e nevojshme.

“Marrëveshja e përhershme dhe e qëndrueshme e paqes është më se e nevojshme për Kosovën!  Barrën e armiqësisë  mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund t’ua lëmë fëmijëve tanë”, ka deklaruar Pacolli, për Front Online.

I, pyetur se si duhet të vazhdohet me dialogun, tashmë pas situatës së krijuar në veri të vendit, Pacolli ka thënë se Koosva duhet të bëj maksimumin për të vazhduar me dialog.

Duke, shtuar se i gjithë spektri politik duhet të bëhet bashkë për të dalë nga kjo krizë.

“Ne duhet të bëjmë maksimumin për të vazhduar dialogun, në harmoni dhe marrëveshje me aleatët e Kosovës. Tashmë është dëshmuar se këtu në Kosovë nuk duhet të ketë kontradikta mes nesh, por harmonizim të plotë të veprimeve më të gjithë spektrin politik për të dalë nga kjo krizë, duke siguruar që dialogu të vazhdojë dhe të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese me qendër njohjen e  Kosovës nga Serbia”, është shprehur Pacolli./Front Online

Komento: