Sulmi në Vjenë, reagon Presidenti Thaҫi

00:00 | 03 Nëntor 2020

Thaçi thotë se Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë nga ku raportohen të vrarë dhe të plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se vendi ynë qëndron pranë atij austriak në këto ditë të vështira derisa dënon sulmin terrorist.

Postimi i plotë:

Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë.

Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë.

Komento: