Sulmi në Zelandën e Re, të premten bëhet lutje në të gjitha xhamitë në Kosovë

20:33 | 18 Mars 2019

Të premten e kaluar në dy xhami në Zelandën e Re, dy person kanë hyrë dhe ka shtënë në personat që po kryenin lutjet e së premtës.

Si pasojë e këtij sulmi terrorist mbetën pa shenja jetë 50 persona.

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të premten, kur edhe bëhet një javë nga ngjarja të bëhen lutje për viktimat e këtyre sulmeve.

Këtë njoftim BIK e ka bërë përmes llogarisë në Facebook ku thuhet se e premtja do t’i kushtohet parimeve të mësimeve islame për ruajtjen e paqes dhe të mirëbesimit.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që, ditën e premte, 22 mars 2019, në të gjitha xhamitë e Kosovës, hytbeja e xhumasë t’i kushtohet parimeve e mësimeve islame për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes, mirëbesimit, respektit ndaj tjetrit dhe bashkëjetesës me etni e besime të tjera” thuhet në njoftim.

Komento: