Sulmi në zemër, Casillas detyrohet të lë futbollin?

10:27 | 02 Maj 2019

Iker Casilas dje ka pësuar sulm në zemër. Kjo do të ndikojë që njëri ndër portierët me të mirë në botë të lë futbollin.

Kështu ka deklaruar ish basketbollisti i Real Madridit dhe kardiologu, Juan Antonio Corbalán.

Sipas Corbalan, Iker Casillas do ta ketë të vështirë ta vazhdojë karrierën me një stent koronare, sidomos shkaku i pozicionit të tij si portier.

“Nuk mund të luani futboll me një stent koronare, e sidomos një portier”, ka deklaruar Corbalan për TVE, përcjell lajmi.

“Iker do të jetë ngrihet dhe do të bëjë një jetë normale, por nuk do të luajë sporte profesionale”.

Kujtojmë se Casillas të mërkurën ka pësuar një sulm në zemër derisa po stërvitej te skuadra e Portos.

Komento: