Sulmi në zemër, mjeku ja ndalon këtë gjë në spital Iker Casillas

17:54 | 02 Maj 2019

Portieri spanjoll, Iker Casillas është mirë dhe në gjendje stabile, duke u rikuperuar në spital nga sulmi në zemër që e pësoi gjatë një seance stërvitore të mërkurën në mëngjes.

Portieri spanjoll i Portos u operua të mërkurën menjëherë pasi u pranua në spital, për ta rregulluar problemin me zemrën.

Për legjendën e Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Spanjës po kujdeset në CUF Hospital, spitalin kryesor privat në veri të Portugalisë, ekipi më i mirë mjekësor kardiak, transmeton Gazeta Express.

Rikuperimi i tij do të jetë i ngadalshëm për shkak të asaj që ndodhi ndaj tij. Atë mund ta vizitojnë vetëm anëtarët e familjes dhe ai nuk mund ta përdorë telefonin e tij mobil.

37-vjeçari nuk u lejua me askënd të mërkurën mbrëma në dhomën e tij në spital.

Sot në mëngjes, ai u vizitua nga bashkëlojtarët e tij te Porto. Disa prej bashkëlojtarëve të tij e vizituan atë të mërkurën dhe thanë se ai ishte me shëndet të mirë dhe se kishte treguar shaka.

Doktori i klubit të Portos, Nelson Poga, ka këmbëngulur se prioritet është që Casillas të mundë ta jetojë një jetë normale dhe se nuk do të nguten për ta rikthyer atë në fushën e lojës.

Komento: