Drejtoresha e shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës ka folur për rastin e sulmit të qenit ndaj katër nxënësve.
Sipas saj, incidenti ndodhi gjatë një pauze, kur katër nxënës ishin në ambientin e shkollës dhe një qen sulmoi fizikisht ata, njofton Klankosova.tv.
Fatmirësisht, një punëtor teknik dhe një arsimtar ishin të pranishëm dhe ndërhynë për t’i ndihmuar.
Nxënësit u dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Për shkak të rrezikshmërisë së qenit, polici u detyrua ta vras atë.