Sulmi seksual ndaj Mrikës e shqetësoi shumë Einxhelin, ka disa fjalë për sulmuesin

12:53 | 01 Tetor 2022

Mbrëmë alpinistja Mrika Nikçi publikoi pamjet ku shihej se është sulmuar seksualisht nga një person.

E për këtë rast pati shumë reagime, ndër to edhe ai i Einxhël Shkirës, përcjell ORAinfo.

Ajo është shprehur se sulmuesi nuk do të mundet më të ecë i qetë rrugëve.

“Uroj që sot e tutje të gjesh dhe ti guximin të ecësh sërish i qetë rrugëve të qytetit”, ka shkruar ajo në Instagramin e saj./ORAinfo/

Komento: